Ajo u licencua më 04/04/2018 nga Ministria e Bujqësisë, së RNM, me nr. Licence: 19-340/1. Fabrika dhe zyrat qendrore të saj janë të pozicionuara në Vrapçisht, Gostivar.


Licenca e kompanisë F&M DOOEL përfshin dhe lejon: prodhim, ekstraktim dhe tregëtim të marijuanës indoor dhe outdoor, me përqindje të lartë të elementëve THC dhe CBD dhe derivateve të tyre.
Prodhimi kryhet sipas të gjitha standarteve të detyruara të BE-së dhe kompania pret të certifikohet së shpejti me certifikatën GMP.

